23.3 C
New York
June 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Shumë shpejt Kiara Titon do e shohim në këtë ekran

Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”, Kiara Tito, ditën e djeshme ka gjetur pak kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të shumtë, në rrjetin e saj social “Instagram”.

Në mesin e shumë pyetjeve dhe përgjigjeve në “Ask me a Question” që ajo zhvilloi, u zbulua edhe rikthimi i saj në sezonin e ardhshëm në ekran.

“Po”- ishte përgjigjja e saj teksa u pyet se nëse do rikthehet sezonin e ri në ekran, mirëpo nuk zgjodhi të zbulonte më shumë detaje.

Më pas ajo u pyet edhe për shkëputjen e bërë në rrjetet sociale, që sipas Kiarës, e gjitha varet nga sjellja e vajzës, Lunës.

Nuk jam tërhequr, ka ditë që jam aktive dhe ka ditë që jam më pak aktive, si një mami e re besoj më kuptoni që dita ime është në varësi të bebit. Kohët e fundit Luna ka qenë shumë e grindur. Megjithatë këtu jam gjithmonë, nuk dua t’ju lë në pritje por gjëra shumë të bukura do vijnë në aspektin e karrierës.

Related posts

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

dardanianews

Arta Elezaj befason me transformimin, duket ndryshe me flokë të drejta ndërsa sjell poza atraktive në bikini

dardanianews

“Je si Fifi, balenë, derre” – Gresa tregon ofendimet që mori nga Rezi

dardanianews