January 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Detaje ekskluzive: Tiktokeri Medi Iseni u rrah brutalisht nga Noizy me shokë në Pejë

Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.

Siç merr vesh Sinjali, thuhet se bëhet fjalë për grupin e reperit, Noizy i cili u përfshi me disa persona të tjerë në këtë rrahje.

Sipas burimeve të Sinjalit dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri.

Sinjali merr vesh se personat e sulmuar nga grupi i reperit janë Muhamet Iseni – (tiktoker i njohur si Medi) dhe Bekim Hardergjonaj.

Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri në këto çaste nuk ka ndonjë informacion zyrtare për rastin.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga kjo ngjarje.

Kujtojmë se Muhamet Iseni edhe para dy vitesh kishte telashe në vendet ku Noizy performonte.

/GazetaSinjali/

Related posts

Kështu dukej Alby e “BBVK” para se ti hynte botës së filmave për të rritur

dardanianews

Kështu duket Kallashi pa pikë grimi ‼‼

dardanianews

Stresi, minstres Haxhiu: Më mirë ‘ekstradoje’ trupin e Faton Hajrizit sesa me u marr me ne, s’të vjen marre

dardanianews