5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Kush është e dashura e re e Ledrit, vajza biznesmene që ‘u akuzua’ nga ndjekësit se i mori burrin Sarës

Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga revista “Anabel”.

Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet t’i ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin.

 

Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë.

Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Fjolla Beka, sipërmarrësja e njohur që kujdeset për imazhin e VIP-ave, është mike e afërt e saj, por njëkohësisht edhe e Sara Hoxhës.

Në fotot e kësaj të fundit, shfaqeshin herë pas here komente të Rinës por prej kohësh nuk shohim më asgjë. Jo vetëm kaq, por vajzat nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

Sa i takon Sara Hoxhës, ajo pushimet e verës i kaloi kryesisht në prani të familjes së saj, ndërsa prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Tiranë. Teksa është publikuar kjo histori e Ledrit, Sara ka ndarë foto nga Madridi, ku është duke kaluar disa ditë pushimesh me mikeshat e saj më të ngushta.

Ledri ka zgjedhur që të mos flasë kurrë publikisht për ndarjen, duke thënë se për deklaratat e tij publike i duhej që të konsultohej me menaxherin e tij.

 

Related posts

A e dini se e dashura e re e Ledrit është motra e këtij këngëtari të njohur?

dardanianews

Reja e Mihrijes ‘trazon’ rrjetin me poza nga mbrapa

dardanianews

Si e priti Kiara dhe Luizi lajmin e ëmbël të shtatzënisë?

dardanianews