November 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeSport

Dyshohet se prindërit e ish-futbollistit Alban Bushit kanë vdekur në një aksident në Greqi

Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi, sipas burimeve të Top Channelit.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë zonës Kouloura Imathias.

“Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip ‘Mercedes-Benz’ me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi”, thuhet në lajmin e TCH-së.

Dy viktimat thuhet se janë prindërit e Alban Bushit, ish-sulmuesit të Kombëtares Shqiptare dhe aktualisht trajner i Kombëtares Shpresa U-21 që nga viti 2016.

Related posts

Sondazh: Kush e fiton Prishtinën?

dardanianews

Denoncon shqiptari nga Italia: Pa i dhënë shkak, dentisti italian flirton me mesazhe me gruan time

dardanianews

Thellohet tragjedia në Serbi! Shkon në 13 numri i të vdekurve, Daçiç: Mes viktimave një fëmijë 6-vjeçar

dardanianews