21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Përplasje mes Alaudinit dhe Milaim Zekës në Big Brother VIP Kosova, shkak feja

Opinionistja Olta Gixhari ka shprehur një kritikë të fortë ndaj veprimit të Xhenetës, e cila përdori tenxheret për të zgjuar banorët.

Ajo e quajti këtë veprim një “torturë”, duke theksuar se ai kishte rrezikuar shëndetin e një prej banorëve, duke e çuar atë në një situatë afër infarktit.

“Ti s’ke për ta fituar ndeshjen nëse vazhdon të luash në këtë formë të shëmtuar”, tha Olta, duke e vlerësuar sjelljen e saj si të papranueshme.

Ndërkohë, opinionisti Milaim Zeka përmendi fenë si një shembull në diskutim, por reagimi i moderatori Alaudin Hamiti ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. “Mos përdor këto fjalë, Milaim, nuk lejohet të flasësh për fe”, i tha ai, duke e ndaluar atë të vazhdojë me temën e ndjeshme.

Pas kësaj, Milaim Zeka u ndje i nervozuar dhe u ngrit në këmbë, duke theksuar besimin e tij: “Unë jam një person që besoj në Zot”.

Kjo situatë nxori në pah tensionet mes opinionistëve dhe rregullat që duhet të respektohen brenda diskutimeve në emision. /Telegrafi/

Related posts

Bes Kallaku i lumtur pranë personit të zemrës

dardanianews

” Jam në ankth, kam vepruar në afektive, gjendje e rënduar financiare, zbardhet fjala e Gjestit para gjykatës

dardanianews

A e keni ditur se çka janë mes vete Arbana Osmani dhe Olta Gixhari?

dardanianews