21 C
New York
October 19, 2025
DardaniaNews
LajmeSociale

E dhimbshme: Nëna e kupton në taksi se djali e nisi për në shtëpinë e pleqve: “Ç’të kam bërë, bir, dashuria ime…

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që thuhet se u realizua në Meksikë, e cila tërhoqi shumë vëmendje dhe përloti shumë.

Nëse duhet besuar përshkrimi, vajza që punon si shofere e Uber mbërriti në vendin e rënë dakord dhe mori gruan e moshuar. Më pas ai i shpjegon se do ta çojë në një shtëpi pleqsh dhe aty fillon drama.

Dyshohet se udhëtimin e ka paguar djali i gruas, por ajo nuk e dinte se ku po e çonin. Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo filloi të lutej.

“Çfarëdo që të kanë dhënë, do të jap dyfish, vetëm mos më përzë. Unë kam shtëpinë time. Thuaji djalit tim se nuk do ta shqetësoj më me hallin tim”, tha gruaja e shqetësuar.

Vajza pas timonit nuk i ka mbajtur dot emocionet. Ajo qan dhe shpjegon se e ka marrë tashmë pagesën dhe nuk mund ta kthejë.

“Ç’të kam bërë, bir, dashuria ime… pse po e bën këtë nëse jam nëna jote”, thotë gruaja në ulësen e pasme.

Përdoruesit lanë komente të shumta, duke shprehur pikëllimin për situatën në të cilën u gjend e moshuara. Kishte edhe nga ata që ndanë përvoja të ngjashme jetësore.

Nga ana tjetër, individët dyshojnë në vërtetësinë e videos.

 

Related posts

Përparim Rama për Isa Mustafën: Kush është, këngëtar a?

dardanianews

Vëllau i presidentit Thaçi po hetohet për ahengun, ku dyshohet të jenë shkrepur 50 plumba

dardanianews

Anita Haradinaj befason moderatorin: Më vjen keq që s’ja kam bo qejfin gjyshes me u martu me ty

dardanianews