February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Më ka nxirë jetën 6 vjet”, Alban Skënderaj zbulon ‘sherrin’ me Miriam Canin

Këngëtari zbuloi se bëhet fjalë për projektin e koncertit në “Air Albania” duke rrëfyer se kishte qenë Miriam Cani ajo që kishte ngulmuar për 6 vite që ta realizonte. 

"Më ka nxirë jetën 6 vjet", Alban Skënderaj zbulon

Në një rrëfim përballë Arbana Osmanit në emisionin “Mirëmbrëma yje”, këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj foli për sfidën e organizimit të koncertit të tij të madh në stadiumin “Air Albania” të mbajtur gjatë verës së këtij viti.

Ai rrëfeu se rol vendimtar në këtë projekt, ka pasur këmbëngulja dhe mbështetja e fortë nga bashkëshortja e tij Miriam Cani. Për vite me radhë, Miriami kishte ngulmuar që ai të merrte guximin për të mbajtur një koncert në stadium, duke i qëndruar pranë me besimin e saj të palëkundur në talentin e Albanit.

“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim,” shpjegoi Albani, duke shtuar se kishte pasur biseda dhe debate të shumta që i çuan në këtë vendim.

“Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” u shpreh këngëtari me mirënjohje për përkushtimin e Miriamit, që e mbështeti në çdo hap. Versus.al

Related posts

Publikohen pamjet të tjera nga dasma e Teuta Rugovës me Agron Gjeloshin

dardanianews

Nervozohet Drenusha, bën deklaratën që nuk pritej për Alaudinin: Unë atë e kam pru..

dardanianews

Gjesti përlot fansat me fjalët e para pas tragjedisë së vëllait!

dardanianews