8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Tronditëse: Ja bëra mirë! Aspak i penduar, ja pse e vrava, del deshmia vrasesit te Martinit

Gazetarja Glidona Daci shprehet se autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nuk ka shfaqur shenja pendese gjatë marrjes në pyetje.

Kujtojmë që sot 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen u arrestua. Pas ngjarjes, ai kishte postuar në rrjetin social Snapchat një foto të tijën me grushtin ngritur lart ndërsa i dallohej edhe dëmtimi në dorë.

“I mituri tjetër i cili po ashtu është në konflikt me ligjin dhe akuzohet për vepra të rënda penale, është një i mitur i cili në asnjë moment nuk ka shfaqur shenja pendese.

Edhe gjatë pyetjeve në prani të psikologut nga ana e organeve ligjzabtuese, sipas informacioeneve, duket sikur nuk është i penduar dhe kjo është ajo më shokuesja dhe më e rënda në këtë histori, ajo që dhemb edhe më shumë.

Fakti që të mitur, 14 apo 15 vjeçarë përpos marzhit të dënimit që mund të marrin, sepse Kodi Penal i të miturve parashikon edhe lehtësira të ndryshme në lidhje me këtë çështje për shkak

edhe të lehtësirave dhe pozitave që kanë, por ajo që dhemb realisht në këtë histori është fakti që ne po rrisim fëmijë të dhunshëm dhe mesa duket e gjithë shoqëria ka dështuar”, tha ajo.


Related posts

Nga gjaku te salca/ I vrau dhe trupat i treti në acid, arrestohet pas 17 vitesh arrati vrasësi i “Ndraghetës”, ja puna që bënte për tu kamufluar në Francë

dardanianews

Vetëvendosje e Kurtit e “djeg” Guxon dhe Alternativën: S’ka koalicion parazgjedhor, i futë në listën e VV-së

dardanianews

Akuzat e Gërvallës për Rexhep Selimin, kështu përgjigjet gruaja e tij deputete

dardanianews