1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Xhensila thyen heshtjen, tregon për herë të parë se pse u nda nga Besi (VIDEO)

Martesa e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ishte njëra nga më të përfolurat në botën e showbizit, si nga ceremonia e deri te ardhja në jetë e fëmijëve. Por pas shumë vitesh bashkë çifti vendosen t’i japin fund martesës dhe të fshijnë çdo gjë nga rrjetet sociale. Ajo në emisionin e Arbana Osmanit, ka treguar se u ndanë për shkak të debateve dhe se fjalët nuk përkonin me veprat. “Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, tha ajo. Xhensila tregoi se vendimi për ndarjen është marrë nga ajo. “Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë nuk shihej se ka rrugë tjetër divorci nuk është i lehtë”, ka rrëfyer ajo. /GazetaSinjali/

Related posts

Ndau burrin, dhe nisi jetën e lluksit të madh! Françeska Murati në lidhje të re? Kush është Bossi (Foto)

dardanianews

Zarfi i dytë i zi në Big Brother Vip Albania, del edhe një banor

dardanianews

Gjashtë banorë nominohen këtë javë!

dardanianews