November 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Richterit e godet Kosovën, epiqendra në Prizren

Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Richterit e goditi Kosovën para pak minutash (01:46:05).

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Tërmeti i regjistruar ishte në një thellësi prej pesë kilometrash, sipas EMSC-së.

Dridhjet u ndienë edhe në disa qytete tjera të Kosovës si dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, siç konfirmuan disa qytetarë në rrjetet sociale.

Related posts

LAJM I MIRË – SOT VETËM GJASHTË RASTE ME KORONAVIRUS

dardanianews

Lajmi i fundit: Tërmet në Kosovë

dardanianews

Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas ultimatumit të Trumpit

dardanianews