25.7 C
New York
July 25, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Loredana flet për ndarjen nga Mozzik: E kam kaluar pa alkool dhe drogë

Loredana Zefi, rap-artistja e njohur shqiptare, ka folur për ndarjen e saj me Mozzikun.

Ajo ka theksuar se periudha e ndarjes ishte e vështirë, por e ka kaluar pa përdorur alkool apo drogë, duke u fokusuar te forcimi i vetes.

Këngëtarja, e cila ka origjinë nga Ferizaj, shpjegoi se ndarja ishte një moment kalues dhe që ka mësuar shumë prej saj, duke e pranuar si një pjesë të jetës.

Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e disha as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë”, u shpreh ajo për Nacionale.

Tutje theksoi: “Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them kam hyrë më thellë se që duhet do të thotë jam ndjerë keq po i thosha vetes akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e disha që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi”.

Related posts

Detaji që “tradhtoi” Lotinën në pushime

dardanianews

Maturantja nga Suhareka shtyhet me VIP’a, e blen fustanin me çmim marramendës 

dardanianews

Xhuli eskalon: Kërkon bashkim të forcave me Stresin e Mbresën, merr shembull ShBA-në kundër Rusisë

dardanianews