November 11, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Olta Gixhari reagon pas hyrjes së motrës së saj në Big Brother: Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën

Gerta Gixhari, e cila është motra e Oltës, iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Por për këtë në natën kur hyri nuk pati ndonjë reagim nga ish-banorja, Olta Gixhari.

Ajo ka reaguar së fundmi duke ndarë një postim në Instagram, ku thotë se ka lexuar të gjitha komentet me vëmendje.

“Kam qenë shumë e emocionuar këto tri ditë, kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin. Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën”, u shpreh ajo.

Tutje opinionistja e Big Brother Kosova falënderoi të gjithë që po pëlqejnë lojën e Gertës në këtë format.

“Uroj të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë gjysma e punës, faleminderit. Sot fillon loja. Suksese”, tha ajo.

Pritet të shihet se si do të vijojë loja e gazetares në këtë reality shou shumë të komentuar.

Related posts

Produksioni ua shfaq videon Bleros dhe Lindës në shtrat, pas akuzave të këngëtares

dardanianews

Pozat e nxehta në bikini, Lela ia vë ‘flakën’ Instagramit

dardanianews

‘E kam ditë që kanë me m’kërku’, Anita i ka dy fjalë për Oltën që e pasoi në BBVK

dardanianews