2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Pas shumë vitesh Parashqevi Simaku takon djalin e saj sot

Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka ndarë lajmin e mirë se Parashqevi Siamku do të takohet djalin e saj Luke, mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ky do të jetë takimi i parë pas shume vitesh. Ka qenë vetë Ilirjani, i cili ka bërë lajmin publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

Më parë biznesmeni njoftoi se ikona e muzikës shqiptare ka komunikuar me djalin e saj përmes celularit, dhe se së shpejti do të ndodhte takimi i shumëpritur mes tyre.

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.

Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, i cili u mundësua nga biznesmeni Elton Ilirjani.

Top Channel

Related posts

Djali i Gilit tregon se çfarë fshihet pas tatuazhit nën sy,rrëfimi…

dardanianews

Emocione pa fund, Tara vjen ta takoj Bleron

dardanianews

Xhuli publikon pamje nga shtrati, zbulohet kush po e shoqëron

dardanianews