18 C
New York
June 10, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

VIDEO/ Një letër anonime plot grimca romance për Eglin

Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve mundësinë që të shkruajnë letra anonime! Banorët kishin për të shkruar atë që nuk e kanë thënë përballë.

Banorët e grupit të Olsit kanë shkruar letra për banorët e grupit të Rozanës dhe anasjelltas.

Banorët sot kanë patur mundësinë që të hapnin letrat dhe t’i lexonin, e më pas do mundoheshin që të gjenin se kush e ka shkruar.

Egli ka marrë një letër ku dikush i thotë se “është krenar për të për çdo gjë”. Por jo vetëm kaq, pasi i ka bërë dhe komplimente për sytë dhe aromën e saj.

“Jam krenar për ty për çdo gjë, jam krenar për çdo moment të jetës tënde që ti nuk ke përqafuar fjalën dorëzim. Të admiroj për thjeshtësinë që ke dhe diçka që vlerësoj më së shumti është pastërtia në zemër… të flas për sytë e tu do më duhet të mbledh çdo shkëlqim të çdo ylli në galaktikë dhe prapë nuk do mund t’i afroheshin shkëlqimit të syve të tu.

Të flas për aromën tënde do më duhej të nxjerr çdo lule në çdo cep të botës dhe përsëri do ishte më unikja”, shkruhej në letrën drejtuar Eglit.

Related posts

Adelina Tahiri vishet e rregullohet për të dalë, por sot shfaqet me një stil krejt ndryshe

dardanianews

Një vjehërr si Mihrija, kështu e uron nusen e djalit për ditëlindje

dardanianews

Pas ndarjes me Andin ‘Hallakatet’ Gresa Hoti, shfaqet veç në tanga në qytet!

dardanianews