9.8 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Do t’i nxjerrim jashtë një nga një, unë e ti” – Me kë po krijon aleancë Gjesti?

Gjesti dhe Rozana kanë krijuar një raport të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Takimi i tyre i parë ka qenë me batuta, e kështu ka nisur edhe më pas.

Madje Rozana u ka qëndruar pranë Gjestit dhe Eglit mbrëmë kur ata patën një debat së bashku. Këngëtarja e këshilloi atë që t’i jepte kohë Eglit që të qetësohej.

Nga ana tjetër, Rozana i tha Eglit që t’i rrinte pranë Gjestit, mos t’i largohej.

Ndërkohë mbrëmë, teksa Rozana, Bernardi, Egli dhe Gjesti po qëndronin së bashku, ai i kërkoi Rozanës që të shkonte pranë tij. Këngëtarja iu afrua dhe u përqafuan, e në këto momente ai i thotë ‘se do t’i nxjerrin nga shtëpia banorët një e nga një’.

Hajde veç një sekondë të lutem. Një nga një do ti nxjerrim jashtë, pasha një Allah, unë e ti një e nga një. Kap e kap, pa mëshirë se nuk ka më”, tha Gjesti teksa po e përqafonte.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gjesti i tha Rozanës se nuk e kishte menduar se ishte aq e fortë. Madje duke qeshur i tha: “Kuku Rozi që je kaq femër e fortë nuk e kam besuar, seriozisht po them. Jo vetëm femër e fortë në lojë, e kam një bindje të madhe se ti po u kape me një burrë e mbyt, e rreh. Mos mujt asgjë me i bërë, e kap në vesh. Sipas parashikimeve të mia”.

Related posts

Ky është aktori kosovar që ka dalë totalisht kundër Edona James

dardanianews

Mes Albyt dhe Lumbardhit ka një shkëndi dashurie?!

dardanianews

“I neveritshëm”, Valbona “tradhton” Jozin dhe i del në krah Gjestit: Djalë me vlera, qëndrove burrë i vërtetë

dardanianews