24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Një pjesë e emisionit të CBS News Chicago mori kthesë tjetër pak ditë më parë.

Kjo me inkuadrimin e gazetares së atij mediumi, e cila doli të jetë shqiptare dhe zhvilloi një lidhje me artisten e famshme ndërkombëtare, Dua Lipën.

Ajo nisi bisedën me krijuesen e hitit “Levitating”: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”.

Foto: Screenshot/TikTok

Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

Në fund, gazetarja i tha se herën tjetër do të mblidhet me të dhe këngëtaret e tjera si: Rita Orën e Bebe Rexhën.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.

Dua Lipa: Përshëndetje.

Gazetarja: Si shkon.

Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.

Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora, Bebe Rexha.

Dua Lipa: Tingëllon bukur.

Gazetarja: Shumë urime.

Dua Lipa: Faleminderit shumë. /Telegrafi/

Related posts

Milaimi i bën masazh Oltes në Prime dhe e puth (VIDEO)

dardanianews

Duda Balje thekson format trupore me foto nga mbrapa

dardanianews

Edi nervozohet keq me Drilonin- merr fund miqësia mes tyre/Video

dardanianews