June 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka zbuluar për herë të parë barkun e rrumbullakosur në disa fotografi të publikuara së fundmi në Instagram.

Në mbishkrimin e këtyre imazheve, interpretuesja e hitit “Amazing Girl” ka zbuluar edhe detaje të tjera si gjininë e fëmijës që po pret, i cili do të jetë djalë.

Mes të tjerash, teksa pati falënderime për klinikën ku po trajtohet, Zeqiri shtoi se ka zgjedhur Kosovën si vendlindje të djalit të saj – ndonëse lindjen mundet ta kryejë edhe në vendlindjen e saj, në Suedi.

“E kam vërtetuar se në Kosovë mund të ndjehesh e sigurtë të marrësh trajtimet shëndetësore prandaj dhe kam vendosur që të lind dhe djali im të ketë vendlindjen në Kosovë, edhe pse kam pasur mundësi të kthehem ne Suedi dhe ta kryej”, tha ndër të tjerash Dafina.

Përndryshe, këngëtarja u martua në tetor të vitit të kaluar me partnerin e saj, sipërmarrësin Kreshnik Gjergji dhe ky është fëmija i parë që ata presin bashkë.

 

Related posts

Pas ndarjes godet Teuta Selimi: S’jam me ty le t’kallet bota

dardanianews

Ndahen Yll Limani dhe Fjolla Beka? Ja detaji që na bëri të dyshojmë

dardanianews

Më në fund e zbulon Leonora Jakupi, ky është mashkulli që e shoqëron kudo që ajo shkon

dardanianews