24 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit

Por një detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte thirrja e fuqishme e emrit të Gjestit nga publiku i pranishëm në sallë.

Ndërsa dhjetëra finalistë dhe momente të tjera ishin në qendër të vëmendjes, një pjesë e madhe e publikut, i përbërë nga qindra veta, shfaqi hapur mbështetjen e tyre për Gjestin.

Kjo ndodhi pavarësisht faktit që ai u eliminua disa javë para finales, një moment që shkaktoi shumë reagime dhe diskutime në opinionin publik.

Eleminimi i Gjestit është konsideruar si një nga vendimet më të debatuara të këtij edicioni. Shumë ndjekës të programit ishin të bindur se ai e meritonte finalen, duke u bërë kështu një prej personazheve më të pëlqyer dhe të diskutuar të këtij sezoni.

Thirrjet për emrin e tij në finalen e madhe ishin një dëshmi e qartë e përkrahjes së madhe që vazhdon të gëzojë jashtë shtëpisë.

Megjithatë, për Gjestin, fati pati surpriza të tjera. Vetëm disa ditë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, ai u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, një mundësi që ai e ktheu në një sukses të ri.

Related posts

Nuk ndalet Linda! Pas Bleros dhe Ledrit, zbulon mesazhet me këngëtarët e martuar

dardanianews

Jozi, Gjesti apo Egli? Ky është banori që është më i klikuari në YouTube!(Foto)

dardanianews

Verona befason me përgjigjen kur pyetet nese do futej në ‘Big Brother’

dardanianews