7.7 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

 

Menaxheri i Rozanës ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e saj se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në Big Brother VIP Albania 4.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”.

Ndërsa Rozana ia kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Ky publikim ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t, duke rritur edhe më shumë dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari. Ndërkohë, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën.

Kjo çështje u bë edhe më e diskutuar pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës në BBVA, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë

Related posts

Nusja e Bucit rrit temperaturat, pozon në fustanin pa jelek

dardanianews

Leonora Jakupi pas gati rreth 10 vitesh, ndahet nga biznesmeni! Si mori fund lidhja me babain e 2 fëmijëve

dardanianews

Arbenita e demaskon Unikkatilin, i nxjerr mesazhet private

dardanianews