November 13, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Rrenë qoftë” – bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ky moment ishte veçanërisht interesant për Gjestin, i cili hyri më vonë në garë dhe nuk kishte shumë informacion mbi ngjarjet e natës së parë, pasi u bë pjesë e BBVA menjëherë pas rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Një nga skenat që ngjalli më shumë reagime ishte hyrja e të dashurës së tij, Egli, në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte marrë rolin e prezantueses për të futur një banor tjetër, Olsi Abazin. Por konfuzioni erdhi nga mënyra se si prezantuesi Ledion Liço e tha emrin e tij, duke përmendur vetëm “Olsi”.

Kjo krijoi aludime mes publikut se mund të bëhej fjalë për ish-partnerin e Eglit, aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

Kur pamjet u transmetuan për banorët, edhe vetë Gjestit i shkoi mendja te Olsi Bylyku dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm.

Related posts

Edona James i bën ftesë Bucit për në hotel pasi të dalin nga Big Brother

dardanianews

Luizi rikthehet në ‘BBV’? Menaxheri thyen heshtjen

dardanianews

Plas “bomba” në BBVA? Romeo dhe Erjola kanë lidhje?

dardanianews