Këto kohë emri i Xhenet Fetahut ka qenë kudo, duke kryesuar në mesin e lajmeve rozë.
Vetë Xheneta ka reaguar në lidhje me disa lajme e aludime të cilat kanë qarkulluar poshtë e lartë, ama nuk e ka lënë as vetën e qejfin pas.
Ajo ka manifestuar një buzëqeshje të thellë dhe të sinqertë, duke demonstruar se është e paqtë me veten dhe sjelljet e saj, pavarësisht zhurmave mediatike.
Së fundi, bukuroshja kosovare është parë në Resorti ln Marina Bay në Vlorë, që është një nga destinacionet më luksoze dhe të njohura turistike në Shqipëri. Ky resort njihet për ambientin e tij mahnitës dhe shërbimin me katër yje, duke e bërë atë një vend të preferuar për ata që kërkojnë luks dhe relaksim.

Me pamje nga Deti Adriatik dhe rërën e bardhë, Marina Bay ofron një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët.
Një nga atraksionet kryesore është pishina panoramike, ku Xheneta është fotografuar duke shijuar diellin dhe atmosferën relaksuese.
A do të hyjë Xheneta në “BBVA” sonte pas luksit të përjetuar në parajsën shqiptare, në Marina Bay në Vlorë? Bota e televizionit dhe spektaklit është gjithmonë në zhvillim e sipër, dhe Xheneta është në qendër të këtij universi pa fund. Ajo ka potencialin të kontribuojë në projekte të reja dhe interesante, duke ndikuar në forma të ndryshme.