2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti ka një kërkesë për Eglin, e thotë me zë të dridhur

Egli Tako ka lënë mbrëmë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, për shkak të shëndetit.

Pas largimit të saj, disa prej banorëve kërkuan llogari nga Gjesti, duke e fajësuar për largimin e Egli, pasi ata mendonin se ajo ishte keq për shkak të tij.

Gjesti, megjithatë, nuk i ka dhënë shumë hapësirë diskutimit të kësaj çështjeje, duke theksuar se disa banorë janë thjesht të interesuar të shfaqen në prime, dhe se ata nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë situatë për të krijuar drama.

Por, mbrëmjen e kaluar, ndërkohë që ai po qëndronte në shtrat, ku ka kaluar një pjesë të madhe të kohës së tij me Egli, Gjesti kërkoi diçka nga ajo.

Ai i dërgoi një mesazh për të uruar një natë të mirë dhe kërkoi nga ajo të dërgonte një video për të treguar që ishte mirë.

“Gjumin e mbarë, Egli, besom që kam me i krye të gjitha për ty. Mbaje mend këto fjalë, gjumin e mbarë. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë dhe se ti vetë je mirë. E di që do të bësh mirë. Të lutem, më dërgo një video në prime, vetëm qetë bëje, se kjo lojë është e fëlliqur,” tha ai.

Related posts

Para syve të Dolces, Limi flet për të kaluarën me Albën: I kam thënë s’më pëlqen stili, por veç me bë diçka tjetër

dardanianews

Gjyqtares i hidhen videot intime në rrjetet sociale, suspendohet përjetësisht nga futbolli

dardanianews

Luizit i ndodh e papritura në Korçë – FOTO

dardanianews