10.3 C
New York
March 12, 2025
DardaniaNews
Moti

Publikohet parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me diell, parashihen edhe vranësira dhe riga ose rrebeshe lokale shiu. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta, për shkak të vranësirave dhe rrebesheve lokale të shiut, por mbetet ngrohtë për këtë periudhë kohore me rrymime të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi.

Në Shqipëri nesër pasdite destabilizim i fuqishëm i motit. Priten zhvillime të fuqishme konvektive me rrebeshe afatshkurtra, por të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Stuhitë do të jenë të karakterit lokal.

Rrebeshe më të pakta lokale nesër priten në disa vise në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, ndërsa në Mal të Zi priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

E Mërkura pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat nganjëherë në disa rajone pritet të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu. Intensifikim i reshjeve gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të së Enjtes. Vende-vende priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Të Premten dhe të Shtunën rritje të ndjeshme të temperaturave, me mundësi për reshje lokale në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi. Të dielën reshje lokale në tërë rajonin./MeteoBallkan

Related posts

Mos u çuditni, së shpejti vendi do të mbulohet nga bora

dardanianews

Lajm i mirë- Mendim Rugova tregon se në cilën ditë gjatë javës do të bie shi

dardanianews

Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj në Shqipëri dhe Kosovë

dardanianews