-0.7 C
New York
December 26, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Me shifrën shokuese, Egli Tako shpallet ‘mbretëresha’ për këtë javë

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Joz Marku i cili u rikthye në shtëpi para disa javësh ka fituar 1 mijë ndjekës, duke shkuar nga 48.9 K në 49.8 K. Ndërkohë, edhe Loredana Brati ka patur një rritje me 3 mijë ndjekës, teksa tashmë numëron 52.1 K nga 49 K.

Rozana Radi e cila disa javë më parë mbante fronin, sot është rritur me 3 mijë ndjekës, nga 428 K në 431 K ndjekës. Me po të njejtin numër ndjekësish është shtuar edhe Gjesti i cili nga 484 K shkoi në 487 K ndjekës.

Plot 8 mijë ndjekës ka fituar Danja, nga 92.8 K në 101 K ndjekës.

Me shifrën shokuese prej 143 K, Egli Tako ka shkuar nga 205 K ndjekës në 348 K ndjekës. Këtë rritje e ka komentuar edhe Aldor Nini në “Big Brother Radio” duke e quajtur anormale.

Related posts

Reagon Kaderi pasi doli dhe pa lajmet se Lumi kishte një të dashur tjetër jashtë Big Brother

dardanianews

Alba në hall, e ndërron hotelin në Prishtinë, shkak vardisja e Azemit!

dardanianews

Shota i lë nën hije të gjitha vajzat e këtij Big Brotherit dhe atij të kaluarit, po duket më seksi se kurrë

dardanianews