August 14, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Në debat e sipër, Rozana i zhvihet para seyve Gjestit: A po don me më këqyrë? Hajde

Të shtunën pasdite, shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u trondit nga një debat i madh mes Rozana Radit dhe Gjesti, një përplasje që u zhvillua me tone të larta dhe situata të tensionuara.

Gjithçka nisi me një diskutim të ashpër mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush. Por edhe aty, Gjesti nuk e la debatin të përfundonte, duke e ndjekur brenda dhe duke këmbëngulur për të vazhduar diskutimin.

I irrituar nga situata, ai qëndroi pranë saj, duke mos u tërhequr edhe kur Rozana i kërkoi të largohej. Në atë moment, ajo e pyeti: “Çfarë do këtu?” ndërsa ai iu përgjigj: “Po du me të këqyr”.

Për ta sfiduar dhe ironizuar, Rozana reagoi menjëherë duke ia kthyer: “Po don me më këqyr? Hajde pra, hshikomë”, dhe në atë çast ajo hoqi robdeshamberin, duke zbuluar trupin e saj në të brendshme para tij.

Ky moment u bë një nga më të tensionuarit e natës, ndërsa debati mes tyre vazhdoi për rreth një orë, me akuza, ironi dhe tone të ashpra. Situata mes dy banorëve ka ndezur diskutime të shumta mes publikut, duke e bërë këtë përplasje një nga më të komentuarat e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Related posts

Pas përballjes me Xhenetën, Gjesti kërcënon hapur produksionin

dardanianews

“Po e kemi bërë”, Bia dhe Limi flasin për raportin intim që kishte ndodhur mes tyre

dardanianews

Bëhen virale pamjet ku Jennifer Lopezit, shihet duke flirtuar me një DJ gjatë një eventi publik

dardanianews