December 25, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Olsi Bylyku për situatën me Egli Takon: Më bëri më shumë përshtypje diçka tjetër

“Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’,” – tha Dalina, duke iu referuar rrëmujës në rrjet pas deklaratave të Olsit për Eglin.

A e kishte menduar ai ndikimin e kësaj situate?

Olsi, pa asnjë filtër, pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.

“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

“Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” – shtoi ai, duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

“Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë.”

Me këtë deklaratë, Olsi dha një mesazh të qartë: e kaluara është e rëndësishme, por e tashmja dhe njerëzit që ke në krah meritojnë vëmendjen e duhur!/ Anabel.al

Related posts

E kam lënë të lirë…”, Rozana përlotet teksa flet për partnerin: Të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind

dardanianews

Nëna e Rita Orës argëtohet me këngën e Dhurata Dorës, e këndon në veturë

dardanianews

Turp të kesh! Erdhe te krevati im dhe flirtove me mua! Kristi akuzon Dean se e ka provokuar, ajo shtanget

dardanianews