February 12, 2026
DardaniaNews
ShëndetësiSociale

PO LUFTON ME VDEKJEN, VOGËLUSHI 3-VJEÇAR KA NEVOJË URGJENTE PËR NDIHMËN E SHQIPTARËVE

Një fëmijë vetëm 3-vjeç, i cili ndodhet në gjendje kome, ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve.

Gjendja shëndetësore e vogëlushit të quajtur Gëzim është kritike dhe e vetmja mundësi për shpëtimin e tij është transportimi për trajtim jashtë shtetit me një avion spitalor të specializuar, pasi ai nuk mund të udhëtojë në kushte të zakonshme.

Familja e tij bën thirrje për ndihmë, pasi koha është tepër e kufizuar dhe çdo minutë është vendimtare për jetën e vogëlushit.

Ky apel urgjent është një thirrje për solidaritet dhe humanizëm. Jeta e vogëlushit Gëzim varet nga shpejtësia dhe gatishmëria e njerëzve për të ndihmuar. Çdo kontribut sado i vogël mund të bëjë diferencën për Gëzimin dhe familjen e tij.

“Kush shpëton një jetë, është sikur ka shpëtuar tërë njerëzimin (Sure Maide, 32),” citohet në apelin e publikuar në GoFundMe nga Fondacioni Firdeus, duke ftuar të gjithë të bashkohen për t’i kthyer lotët e dëshpërimit në lot gëzimi.

Related posts

Dasmë serbe: Dhëndri qeras me kokainë dasmorët, u shërbyen edhe nusja e vjehrr

dardanianews

Hoxha kosovar: Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

dardanianews

90% e qelizave të kancerit të mushkërive shkatërrohen nga kjo substancë bimore

dardanianews