14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja – historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të Gjestit, një prej konkurrentëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Në faqen e tij zyrtare në Instagram është publikuar një fotografi nga paraqitja e tij në spektaklin e së martës, ku Gjesti është parë me qëndrimin e tij të zakonshëm të fortë dhe të sigurt.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte fotografia vetë, por mbishkrimi i saj provokues: “Unë nuk luaj lojë, unë jam loja. Historia e Big Brotherit”.

Kjo deklaratë, e cila me gjasë është shkruar nga persona të afërt që menaxhojnë profilin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi, ka ndarë mendimet e ndjekësve në dy fronte.

Një pjesë e madhe e fansave e mbështetën me entuziazëm, duke e konsideruar Gjestin si një figurë kyçe në këtë edicion dhe si një personazh që ka dhënë shumë për show-n.

Nga ana tjetër, pati edhe komente kritike që e quajtën përshkrimin “arrogant” apo “të ekzagjeruar”, duke e konsideruar se ky lloj vetëquajtje si “histori e Big Brotherit” mund të mos i pëlqejë publikut të gjerë. /Telegrafi/

Related posts

Kush është Mir Pepaj, biznesmeni për të cilin u përleshën motrat Berisha me modelen Klea Prenga. Jetë luksi dhe aventura

dardanianews

“Fenomeni Dubai” Producenti i “Logjikonomisë” i përgjigjet Benita Zanit e cila paralajmëroi padi për aktorët

dardanianews

Befason Stresi, thotë se ka qenë në lidhje me dy nga vajzat e BBV 3

dardanianews