Sipas Deadline, kompania e prodhimit “Plan B”, themeluar nga aktori Brad Pitt, është në bisedime me regjisorin Philip Barantini për realizimin e sezonit të ri.
“Adolescence” ndjek historinë e Jamie Miller, një djalë 13-vjeçar (luajtur nga Owen Cooper), i cili përballet me akuza për vrasjen e një vajze në klasën e tij. Seriali, i përbërë nga katër episode, ofron një përvojë vizuale të fortë dhe emocionale për
Përveç transmetimit në platformën Netflix, seriali do të jetë i disponueshëm edhe përmes shërbimit edukativ Into Film+. Ndërkohë, organizata bamirëse Tender po përgatit materiale mbështetëse për të nxitur diskutime rreth marrëdhënieve të shëndetshme mes të rinjve.
Që nga premiera e tij më 13 mars, “Adolescence” arriti të grumbullojë 24.3 milionë shikime në vetëm katër ditë, duke u shpallur seriali më i ndjekur në Netflix për javën 10-16 mars

