20.6 C
New York
June 18, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Adelina Ismaili reagon pas rastit të Gjestit: E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në spektaklin “Big Brother VIP”, ku Jozefin Marku goditi me shuplakë reperin Gjesti pas eliminimit nga shtëpia, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik.

Akti i dhunës, i transmetuar para syve të publikut, ka tronditur ndjekësit e emisionit dhe ka ngjallur debat të gjerë mbi kufijtë e sjelljes brenda një formati televiziv.

Në mesin e reagimeve të shumta nga ndjekës, komentues e figura publike, ka spikatur edhe zëri i një prej ikonave të muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.

 

Këngëtarja e njohur ka ndarë një mesazh në InstaStory, ku shpreh hapur mbështetjen për Gjestin dhe ndan përvojën e saj personale lidhur me dhunën dhe persekutimin.

“E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia. Gjesti, ti je fituesi i zemrave tona”, ka shkruar Adelina në postimin e saj, duke prekur shumë ndjekës me fjalët e saj të ndjera.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Reagimi i saj ka marrë mbështetje të madhe nga fansat, të cilët vlerësojnë guximin për të folur hapur dhe për të qëndruar pranë një personi që u përball me dhunë publike në kushte të papërshtatshme.

Shumë komentues në rrjete sociale e kanë cilësuar mesazhin e Adelinës si një “zë i arsyes” në një situatë ku dhuna nuk duhet të ketë vend. /Telegrafi/

Related posts

Leonora Jakupi ikë nga coronavirusi me veshje transparente

dardanianews

Jonida shkëlqen në Prime me fustan unik që rrëmben vëmendjen

dardanianews

Pas ndarjes nga Fero, Arbenita në lidhje të re me një futbollist?!

dardanianews