November 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Egli, Gjesti, Laerti apo Rozana – Kush e fiton Big Brother VIP Albania 4?

Pas një udhëtimi të gjatë, me net pa gjumë, debate të forta, afrime dhe tërheqje, katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4 kanë mbërritur në prag të finales së madhe.

Një natë përpara shpalljes së fituesit, emocioneve duket se nuk po u gjendet fundi.

Brenda shtëpisë, gjithçka ka ndodhur: miqësi të papritura, përplasje të tensionuara, lidhje dashurie që u vunë në sprovë dhe shumë të qeshura e lot.

Dyshja Egli dhe Gjesti kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre të luhatshme, që herë afronte me puthje pasionante dhe herë i ndante me heshtje të gjata.

Ndërkohë, Rozana e gatshme të ngushëllojë dhe të japë dashuri pa kushte. Në këto ditë të fundit, lotët e saj dhe të Eglit kanë prekur zemrat e publikut, duke treguar sa thellë e kanë përjetuar këtë eksperiencë.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër, Laerti ka luajtur një lojë më të qetë, por tepër të vëzhguar. Ai nuk ka rënë në gjurmët e dramave të mëdha, por ka qenë gjithmonë aty ku duhej, me një qëndrim të ekuilibruar dhe shpeshherë me fjalë që lënë gjurmë.

Tani gjithçka është në duart e publikut. Katër finalistë, katër rrugë të ndryshme, por të gjithë me një qëllim: të fitojnë zemrat e publikut dhe të rrëmbejnë kurorën e këtij edicioni.

Finalja është nesër, mbetet të shihet kush do të ngjitet në majë këtë të shtunë. /Telegrafi/

 

Related posts

“Të adhuroj”, Rezi i shprehet Drenushës (VIDEO)

dardanianews

“Eskalon” situata në BBVA, G Bani tenton të grushtojë në fytyrë Gjestin

dardanianews

Kritikoi drejtorin 24-vjeç për moshën, si Flamur Noka emëroi Greta Koçin drejtoreshë pa punuar asnjë ditë më parë në administratë, detyrat që i caktoi dhe fshirja e ditëlindjes në kontratë (dokumenti

dardanianews