2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“T’ia dijë për nder Jozit se…”/ Producenti i njohur i revoltuar me Gjestin: Shpëtoi mirë prej komunitetit katolik

Producenti i njohur, Eduard Deda, ishte një ditë më parë pjesë e panelit “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku komentoi finalistët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

Sipas tij, Gjesti kur erdhi në BBV ishte i famshëm pasi kishte qenë në një reality show, i cili i dha shumë popullaritet.

Deda shtoi më pas se Gjesti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka bërë gafa të jashtëzakonshme dhe nuk do e fitonte në asnjë vend të botës “Big Brother”.

Producenti kujtoi momentin kur fituesi i BBV 4 mori rruzaren e Jozit dhe e hodhi në pishinë. Ai shprehet se Gjesti duhet t’i jetë falënderues komunitetit katolik që nuk e bënë kauzë.

“Gjesti do mbahet mend për shumë gjëra. Për këtë djalin, ne si shtetas shqiptarë, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Diasporës dhe të Kosovës, nuk e morën kurrë seriozisht për gafat që bëri.

Sepse me gafat që ka bërë ky djalë nuk do fitonte në asnjë vend të botës, kurrë Big Brother.

Por ishte natyra e tij as fëmijë as burrë, se herë të dukej si një fëmijë dhe një herë si një djalë i rritur, e për këtë arsye ky djali u shpall fitues. Sepse ky djali ka gafa të jashtëzakonshme, më të mëdha se Jozi me atë shuplakën që i ka dhënë.

Për shembull, për ne komunitetin katolik të marrësh rruzaren e t’a përçmosh, t’a hedhësh në pishinë dhe mos t’a pranosh e t’i thuash varëse, është shumë e rëndë.

E ai duhet t’i jetë shumë falenderues të gjithë komunitetit katolik që nuk e bënë kauzë dhe nuk u ngritën në këmbë për të thënë ‘që ne këtë nuk e lejojmë se sjellin përçarje fetare dhe është problematike për ne dhe është fyerje”, tha Deda.

Producenti i njohur mendon se fitoren Gjestit ia dha shpulla e Jozit pasi sipas tij, nuk ka qenë para Rozana Radit:

“T’ia dijë për nder Jozit se ajo shpullë i dha fitoren, edhe pse ishte një akt shumë i shëmtuar për në televizion dhe nuk bie kurrë dakord”.

Related posts

Pas fjalëve të vëllait, Meritoni merr vendimin që nuk pritej për Ilnisën

dardanianews

“Shpresoj s’lidhet me dikë”, Xheneta në romancë me Kushtrimin e BBVK-së? (VIDEO)

dardanianews

Erkand Shabani me paralajmërim, javën tjetër dalin pamjet ekskluzive me Gjestin

dardanianews