15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmi i fundit

Krimi në Prizren, përveç vajzës që ka mbetur e vdekur, burri ka therur me thikë edhe gruan dhe vajzën tjetër

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër.

Lajmin për gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

“Dyshohet se babai ka lënduar me thikë dy vajzat e tij, një 15 vjeçare e cila ka ndërruar jetë në vend ngjarje dhe 10 vjeçare e cila ndodhet në QKUK në gjendje të rendë. I dyshuari tashmë është arrestuar”, tha Bytyqi.

Zëdhënësi i Policisë tha gjithashtu se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë

Related posts

Ky është 18-vjeçari hero që u mbyt në Durrës, në përpjekje për të shpëtuar vëllain e tij të mitur dhe shokun

dardanianews

Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se dhunoi 19-vjeçaren në Prishtinë, ishte prezantuar si polic

dardanianews

Lajmi fundit: Ngjarje e rëndë në Shëngjin: Raportohet për persona të vdekur pasi katër të rinj u goditën nga dallgët

dardanianews