November 10, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yll Dreshajt – lajmi i kumtohet në Ferma VIP

Në spektaklin e së hënës pati surpriza të shumta në Ferma VIP 2.

Nëna e Yll Dreshajt u fut në fermë për t’i sjellë një mesazh të rëndësishëm të birit nga jashtë.

E njëjta i ka sjellë një letër, ku thuhet se tashmë ai është zyrtarisht i divorcuar.

Foto: Screenshot/YouTube

Historia e Yllit u bë publike disa javë më parë, ku ish-bashkëshortja tashmë i kishte dërguar një letër ku edhe thoshte se atij i pëlqejnë burrat dhe kërkonte të mos i përmendej emri.

Hodhi akuza të rënda për të, Ylli thotë se u nda me gruan për shkak të prindërve të saj

Lexo po ashtuHodhi akuza të rënda për të, Ylli thotë se u nda me gruan për shkak të prindërve të saj

Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Yllit i cili tregoi një tjetër version, ku sipas tij shkak i zënkave ishte se partnerja nuk i donte familjen.

Pjesë nga biseda:

Vlora: Kam ardhur t’i trgoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim.

Luana: Ylli si ndihesh për këtë lajm?

Ylli: Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten që jam në një peng, mendoja se si do të pritet. Jam shumë i lumtur. Ky lajm është diçka që më ndryshoi jetën, dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time.

Luana: Uroj të gjesh njeriun e jetës tënde.

Ylli: Njeriu njëherë gabon në jetë. Jam shumë i lumtur për momentin. Normalisht që personin e zemrës e kam menduar dhe e mendoj që të më dojë nënën, babën, familjen dhe të mos më largojë asnjëherë nga familja. /Telegrafi/

Related posts

Bora Zemani sonte përballet me Donaldin dhe Beatrixin në Big Brother

dardanianews

Në një lidhje dashurie me Efin, Bruno zbulon një letër dashurie

dardanianews

Londrimi dhe Dolce sjellin skena sensuale gjatë xhirimeve

dardanianews