17 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Nxehet situata, Kaderi largohet nga studio pas deklaratës së Xhenetës për Lumbardhin

Një debat i papritur ka sjellë tension në studion e “E Diell”, ku e ftuar ishte Kader Kicaj. E pyetur për jetën personale, Kaderi tregoi se aktualisht nuk është në një lidhje:

“Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single,” u shpreh ajo.

Por atmosfera ndryshoi kur Xheneta, e pranishme gjithashtu në panel, solli në vëmendje emrin e ish-partnerit të Kaderit, Lumbardhit, një emër që u bë i njohur për publikun nga “Big Brother VIP Kosova”.

Sipas Xhenetës, pas daljes nga formati, ajo është kontaktuar në rrjete sociale nga disa ish-banorë, përfshirë edhe Lumbardhin. “Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin,” u shpreh ajo, duke theksuar se mes tyre nuk kishte pasur asnjë lloj afrimiteti më parë.

Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Kaderi, e cila u duk e mërzitur dhe kërkoi të mbyllte menjëherë diskutimin:

“A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at,” tha ajo me tone serioze, përpara se të largohej nga studio.

Related posts

Edona thotë se Linda ka llogari në faqen për të rritur “Only Fans”

dardanianews

“Sot do ishte 74 vjeç”/ Jul Deda prek me postimin për babain e ndjerë: Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty

dardanianews

Mimoza Mustafa ja kthen të pasmet aparatit, ekspozon trupin si ‘peshk’

dardanianews