28.8 C
New York
June 20, 2025
DardaniaNews
ShowbizStili

“Më pëlqejnë djemtë e rinj, 50-vjeçarët nuk dinë të…” – aktorja e njohur habitë me deklaratën

Aktorja britanike, Tamzin Outhwaite, e njohur më së miri për rolin e saj si Mel Healy në serialin “EastEnders”, ka folur hapur për jetën private dhe pse nuk del më me burra të moshës së saj.

Në një intervistë për ‘podcast’-in “Second Act” të revistës HELLO, Tamzin pranoi se miqësia është më e rëndësishme për të tani se sa romanca dhe se që të rikthehet në një lidhje, partneri duhet të jetë më i ri.

Shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e një gruaje 10,500-vjeçare duke përdorur ADN-në
Me kalimin e viteve, kam mësuar të kem një lidhje dashurie me veten, jo me një burrë.

Vitin e kaluar, Outhwaite i dha fund një lidhjeje 6-vjeçare me regjisorin Tom Child, i cili ishte 20 vjet më i ri se ajo. Ai ishte 33 vjeç, ajo ishte 53 vjeçe kur u ndanë. Megjithatë, duket se ajo nuk pendohet për atë zgjedhje, por që ende preferon këtë lloj lidhjeje.

Në fakt, nuk kam dalë kurrë me askënd të moshës sime, e lëre më më të madh në moshë. Ndihem sikur jam 30 vjeçe dhe kur shoh dikë që duket sikur është 40 vjeç, mendoj, ‘Kështu është dhe pastaj e kuptoj se në fakt është shumë më i ri se unë.’

Ajo shtoi se “burrat në të pesëdhjetat që kujdesen vërtet për veten janë të rrallë. Nuk kam takuar ende asnjë të tillë”.

Related posts

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, kjo është arsyeja

dardanianews

Reagon Elvana Gjata pasi zuri vendin e dytë në ‘Fest 63’

dardanianews

“Më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro”/ Çifti i njohur i showbizit rikthehen bashkë

dardanianews