August 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajmi i fundit

Tragjedi në Ferizaj – 4-vjeçari vdes pasi u godit nga vetura në oborr

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se një fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka thënë Veseli.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Related posts

(VIDEO): Të lusësh burrin per s*eks është absurde – ai nuk deshiron sepse..

dardanianews

“Lojëra lufte” pranë Shqipërisë: Flota ruse e bllokoi Adriatikun

dardanianews

Vjehrri ngacmon seksualisht nusen në Pejë, e puth dhe e prek me zor në pjesët intime

dardanianews