13.3 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
Moti

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të Mërkurën në Kosovë pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore. Temperaturat pritet të shënojnë rritje të mëtutjeshme, ndërsa pasdite vonë në disa vise malore mund të ketë zhvillime vertikale të vranësirave dhe rrallëkund ndonjë rrebesh i izoluar shiu.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 apo 36 gradë Celsius. Në zonat urbane edhe më nxehtë për shkak të betonizimit dhe mungesës së gjelbërimit, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar sidomos për personat e ndjeshëm.

Destabilizim më i fuqishëm i motit pritet të Premten pasdite me zhvillime të fuqishme konvektive dhe vende-vende me stuhi me bubullima. Gjatë dhe pas këtyre zhvillime temperaturat do të pësojnë ulje dhe pritet freskim sadopak i motit./MeteoBallkan

Related posts

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

dardanianews

Fshahti Strellc mbulohet nga bora (Pamje)

dardanianews

Mot i ftohtë me borë e shi, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

dardanianews