November 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Komentet mes Getinjos dhe ish të dashurës së Butrint Imerit ndezin rrjetin

Modelja e njohur turke, Sezen Cicfoglu, e cila u bë e famshme për publikun shqiptar si ish-e dashura e këngëtarit Butrint Imeri, mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, pavarësisht ndarjes së tyre disa muaj më parë.

Së fundmi, ajo ka postuar një video në TikTok me trendin më viral “Gerr”.

Por, ajo që ka ndezur rrjetin dhe nuk kishte se si t’i shpëtonte syrit të ndjekësve, është fakti se reperi Getinjo i ka komentuar në postimin e saj.

Getinjo i komentoi me fjalën e famshme të momentit “Gerr” e modelja nuk ka hezituar aspak t’i përgjigjet komentit të tij, duke i dërguar disa emoji funny, një shkëmbim që ndezi menjëherë rrjetin.

E pyetja që lind natyrshëm është: Mos vallë po lind një romancë mes dyshes, apo është vetëm filtrim i momentit?

Nuk e dimë, por një gjë është e sigurt, ne do ju mbajmë të informuar për çdo gjë.

Related posts

Arrestohet ish-Miss Kosova, shantazhoi të dashurin dhe ia kapi rreth 200 mijë euro!

dardanianews

Para finales së madhe – familjarët e Gjestit bëjnë njoftim të rëndësishëm

dardanianews

Xheneta Fetahu bëhet nuse (FOTO

dardanianews