Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka reaguar ashpër pas lajmit për daljen në gjykatë të babait që abuzonte me vajzën e tij 12 vjeçe.
Në fazën e hetimeve paraprake, ai ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim.
Në seancën e sotme (e mërkurë), nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.
Me këtë rast u bë edhe një reagim nga fituesi i Big Brother VIP Albania 2, duke thënë se po të ishte kryeministër do ta varte me litar.
Postimi i plotë i Luizit (pa ndërhyrje):
“’Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij’
Po të isha 7unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë.
S’do të kishte nen kushtetute që ta mbronte.
Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta varja në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit. Dhe mos më flisni për të drejta.
Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu.
Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie!
S’ka më ‘prit se do të flasë shteti’. Jo.
Shteti jemi ne.
Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet.
Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi.
Dhe po, ‘më mirë një popull i egër për drejtësi se sa një shoqëri e butë që hesht përpallë monstruozitetit!”. /Telegrafi/
