31.1 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

U tha që Rozana Radi do i zërë vendin, REAGON ASHPER Bieta Sulo për lajmet që po qarkullojnë në rrjet!

Autorja dhe moderatorja e emisionit “Ftesë në 5”, Bieta Sulo ka reaguar pas lajmit se ajo do të largohet nga Top Channel.

Në nisje të emisionit pasditen e djeshme, Bieta tha: “Një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga Top Channel. Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’”

“Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’ Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në Top Channel.

Përkon me 20 vitet e mia ne Top Channel, dhe në këtë 20 vjetor, jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh ajo.

 

Related posts

Gjesti me dyshime, pyet Valbonën: Kur ke nejt me Jozin ti që e bane shok?

dardanianews

Santiana thumbon hapur Bucin e Veronën?

dardanianews

Sjellja e ftohtë karshi tij, Gjesti për Eglin: Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo, kurrë sytë mos t’i pafsha

dardanianews