25.4 C
New York
June 27, 2026
DardaniaNews
Lajme

Çka po ndodh me shqiptarët në aeroportin e Beogradit? Fevziu ndan detajet

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në Instagram një video shqetësuese nga aeroporti i Beogradit, ku një grup qytetarësh shqiptarë janë mbajtur të ngujuar për më shumë se një orë në një autobus, ndërsa prisnin kthimin drejt Tiranës.

Në video shihen pamje tronditëse: një xham i thyer, gra që i bërtasin policisë serbe, fëmijë që qajnë dhe njerëz që ankohen për mungesën e ajrit.

Sipas dëshmive, pasagjerët u mbajtën me dyer të mbyllura në kushte të papranueshme, ndërsa policia dhe shoferi i autobusit refuzuan të ndërhyjnë.

Për më shumë, po sjellim të plotë mesazhin e një gruaje që dallohet në video duke u përballur me policët:

“Kemi pritur më shumë se 1 orë e 20 minuta me dyer të mbyllura në një bus plot me njerëz. Fillova nga paniku, sepse s’kishim ajër, të hapja dritaret e sipërme të busit. Megjithatë, për shkak të temperaturave dhe njerëzve të shumtë në bus, ishte e pamundur të merrje mjaftueshëm ajër. Njerëzit filluan të revoltoheshin dhe të qëllonin xhamat me grushta njëherazi, duke shpresuar se dikush do na dëgjonte. Po mbyteshim… fëmijët qanin. Pamja më e shëmtuar dhe ç’njerëzore që kam parë ishte kur policia serbe dhe shoferi i autobusit afrohen përballë me autobusit dhe shihnin sesi ne kërkonim ndihmë të hapnin dyert – dhe nuk bënin asgjë. Në një moment, vajza ime 13-vjeçare merr atë pajisjen që është për emergjencë, për thyerjen e xhamave, dhe thyen xhamin e derës. Në ato momente filluam të merrnim ajër.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët kërkojnë një përgjigje zyrtare nga autoritetet për trajtimin e udhëtarëve shqiptarë në Serbi. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Çfarë po ndodh?Pasi Polonia vendosi 40 mijë trupa në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë, Franca bën lëvizjen e BUJSHME

dardanianews

“Kam shtënë tri herë në fytyrën e tij”, rrëfimi i njeriut që e vrau Bin Ladenin: Sapo ishim kthyer nga Kosova kur…

dardanianews

Lajmi i fundit: Arrihet marrëveshja Kosovë -Serbi për dokumentet

dardanianews