February 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Çka ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj, ka deklaruar se Naim Murseli kishte pasur një aferë dashurie, të cilën tashmë e ndjera Liridona Ahmetaj e kishte zbuluar.

Sipas tij, në momentin kur Liridona e kuptoi tradhtinë, ajo kërkoi llogari nga bashkëshorti i saj. Në atë periudhë, Murseli kishte kuptuar se “nuk është për martesë”, çka sipas avokatit, shënoi fillimin e acarimeve të theksuara në marrëdhënien mes tyre.

“Liridona e ka vërejtur dhe kanë pasur një rast të tradhtisë bashkëshortore. Naimi ka pasur një lidhje me një person që ishte e afërt me familjen e tij, dhe që edhe Liridona e njihte. S’dua të hyj në detaje apo të përmend emra, por kjo ka qenë një ndër shkaqet kryesore të tensionimit të raportit mes tyre,” – tha Syla në emisionin Frontal në T7.

Ndërkohë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit – i cili është i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, një ngjarje që tronditi opinionin publik në Kosovë.

Sipas raportit mjekësor të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Insajderi, ekspertët kanë konstatuar se Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor, as të përhershëm dhe as të përkohshëm.

Related posts

Shkoi për të zmadhuar gjoksin, ndërron jetë pas operacionit 21-vjeçarja

dardanianews

Vetura ra në humnerë disa metra – kjo është 22 vjeçarja që humbi jetën në rrugën Han i Elezit-Kaçanik FOTO👇

dardanianews

“Kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur!”/ Zbulohet dinamika e krimit të rëndë në Shkodër, ja shkaku i sherrit mes vëllait të alkoolizuar dhe viktimës

dardanianews