15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Lajme

Arush me “lëkurë njeriu”?! Zbulohet e vërteta që i tmerroi njerëzit

Është zbuluar e vërteta lidhur me një arush të frikshëm që besohej se ishte bërë nga lëkura e njeriut.

Policia u njoftua për këtë lodër të tmerrshme mesditën e 13 korrikut, teksa banorët dhe autoritetet u futën në panik nga frika se mund të ishte në qarkullim një vrasës serial.

Arushi u gjet jashtë një dyqani ngjitur me një pikë karburanti në Bear Valley Road, në Victorville, Kaliforni.

Megjithatë, pas një hetimi në vendngjarje nga një prej mjekëve ligjorë ndihmës, u zbulua e vërteta: Lodra ishte bërë nga një material i fabrikuar dhe nuk ishte me origjinë njerëzore”.

“Mjekja ligjore, Dr. M. Phan-Tang, konfirmoi se objekti nuk ishte njerëzor dhe nuk përmbante inde njerëzore. Hetimi ynë zbuloi se këto lodra po shiteshin në një faqe interneti me pretendimin se janë ‘të bëra me lëkurë njeriu’,” përfunduan mjekët ligjorë.

Është kryer një arrestim në lidhje me incidentin, i cili dyshohet të ketë qenë një shaka që shkoi shumë larg, duke çuar në rrethimin me shirit të verdhë të dyqanit nga policia, ndërsa arushi u vendos me kujdes në një çantë për ekzaminime të mëtejshme.

Arushi dyshohet se është blerë në Etsy për 165 dollarë, dhe krijuesi i tij publikoi në Facebook se nuk po e besonte as vetë çfarë kishte ndodhur.

Related posts

“Berisha sikur Enver Hoxha”, Spahiu: Me kryetar prej 40 vitesh, Partia Demokratike vetëm demokratike nuk është!

dardanianews

Sondazhi i fundit për Prishtinën deri të dielën: Arben Vitia vs Përparim Rama?

dardanianews

Gara për Tiranën, sondazhi në ABC News: Manastirliu ruan votat e Veliajt, fiton me 53.3 përqind të votave

dardanianews