24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

“Ki me i dhënë llogari Naimit” Mihrije Braha reagon ashpër ndaj një ndjekësi

Mihrije Braha është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.E ftuar në emisionin “Ky emër”, ajo ndau një moment personal dhe të pazakontë nga përvoja e saj në rrjetet sociale.

Mihrija tregoi një nga mesazhet private që kishte marrë gjatë karrierës së saj muzikore, një mesazh që jo vetëm e kishte habitur, por edhe e kishte detyruar të reagojë.“Ku e din ti që unë jam asi lloji femre? A e din që unë i tregoj Naimit dhe ti ki me i dhënë llogari Naimit se qysh më njeh kështu”, ka qenë reagimi i prerë i Mihrijes, e cila nuk la vend për keqkuptime.

Por ngjarja nuk përfundon këtu.Të nesërmen, gruaja e personit që e kishte kontaktuar Mihrijen, i shkroi vetë këngëtares me një koment të papritur:

“Burri jem nuk përdor asi fjalori. E ka lanë Facebook-un çelë, e pashë që e kishe shkru ti” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mesazhi ishte dërguar pa dijeninë e bashkëshortit të saj, ose në gjendje jo të zakontë.Mihrije Braha, me maturinë që e karakterizon, u shpreh se dyshon që personi që kishte shkruar ishte i dehur dhe zgjodhi ta mbyllte aty situatën, pa e çuar më tej.

 

Related posts

Bëhen bashkë ish-finalistet e BBVK-së, Edona dhe Xhuli

dardanianews

Kaq e mençur paska qenë Egli Tako, ja se çfarë po bën me Gjestin! 😲

dardanianews

Vullneti i dhuron puthje Rovenës

dardanianews