24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Deputetja Matoshi: Jam goditur me flakaresh në shesh nga një burrë i panjohur

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi ka reaguar pasi Fitore Pacolli ka pasur një përplasje verbale sot me një qytetar.

Matoshi këtë e ka lidhur me faktin se ajo është grua.

Matoshi ndau edhe një histori, duke treguar se ndaj saj ka pasur sulm fizik në shesh.

Jom lodhe me burrat qe menojne se mund te na friksojne ne rruge, ne pune, ne politike, ne jete. Nuk do ta heshtni as ate, as ne. Per çdo grua qe sulmohet sepse guxon të ekzistoje e lire dhe me ze, jemi bashke. Ky postim eshte nje kujtese Ne nuk jemi te vetme. Jemi shume. Jemi bashke. Dhe nuk ndalemi. Shkruan nje grua qe njehere ne mes te sheshit u godit me flakaresh nga nje burre i panjohur“, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Qytetari që u përplas me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një lokal në Prishtinë, është liruar në procedurë të rregullt, pasi u intervistua nga Policia në cilësinë e të dyshuarit për kanosje.

Ngjarja ndodhi pasi ai iu afrua tavolinës ku po qëndronte deputetja dhe i ofroi të paguante faturën e saj, duke e akuzuar publikisht për korrupsion.

“Duhet me të ardhë marre që po e vjedh Kosovën. A të kujtohet kur i thojshje hajna, tash i ke ba miliardat”, dëgjohet duke thënë qytetari në një video që qarkulloi gjerësisht në rrjete sociale.

Pas incidentit, Pacolli e ka denoncuar rastin në Polici, duke pretenduar se është kanosur.

Qytetari është intervistuar si i dyshuar për këtë vepër penale, por Prokuroria ka konstatuar se nuk ka bazë për ndalim dhe ka vendosur lirimin e tij në procedurë të rregullt.

Related posts

Gjendet një foshnjë në natën e Vitit të Ri, e ëma kishte lënë shënim

dardanianews

Nuk ndalet Albin Kurti: E shkarkon drejtorin e Aviacionit Civil

dardanianews

Sara dhe Drilon kapen jashtë së bashku

dardanianews