24 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës

Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një nga momentet më prekëse të dasmës së Teuta Rugovës, vajzës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Agron Gjeloshajn, djalin e aktivistit të njohur Nikë Gjeloshaj.

Ceremonia nisi në rezidencën familjare, vijoi me një kurorëzim solemn sipas riteve katolike në Katedralen e Prishtinës dhe u përmbyll me një festë madhështore në Hotel Emerald.

 

 

Videoja e publikuar nga Noriku ndriçon një moment të veçantë, ku këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, si e ftuar nderi, performon live këngën ikonike kushtuar presidentit Ibrahim Rugova.

@norik.uka♬ original sound – norik.uka

 

Interpretimi i saj prekës ka emocionuar të gjithë të pranishmit, ndërsa shihet edhe vetë Teuta Rugova teksa përlotet nga ky dedikim i veçantë për të atin.

Ky moment u përjetua me shumë ndjeshmëri nga familjarët, miqtë dhe mysafirët, duke i dhënë dasmës një dimension emocional dhe të paharrueshëm.

Postimi i Norik Ukës është pritur me reagime të shumta dhe komente mirënjohëse, teksa ndjekësit vlerësuan jo vetëm emocionin e kapur në video, por edhe profesionalizmin e tij në dokumentimin e një dite kaq të veçantë. /Telegrafi/

Related posts

Alba Merovci e Astrit Gashi po martohen. Një bebe rrugës?

dardanianews

Santiana për nënën e saj: Është e vetmja femër në terren me 12 meshkuj

dardanianews

Alba Vukaj me poza sensuale nga Afrika

dardanianews