May 1, 2026
DardaniaNews
LajmeNews

Pamje që të lë pa fjalë: Polici shqiptar sfidon flakët dhe shpëton 3 jetë! VIDEO 👇

Pamje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Qafë të Koshovicës, Fier, ku një polic është treguar hero duke shpëtuar tre persona nga flakët.

Në videon nga vendngjarja shihet mjeti i përmbysur pas një përplasjeje të fortë me një pemë, ndërsa tymi dhe flakët kanë përfshirë makinën.

Pa hezituar, polici ndihmon fillimisht një nga të aksidentuarit, më pas kthehet për të nxjerrë edhe dy të tjerët, duke u larguar në një distancë të sigurt nga automjeti që digjej.

Ky akt trimërie ka marrë mirënjohjen e qytetarëve të pranishëm, të cilët e kanë quajtur një vepër heroike që i shpëtoi tre jetë nga një tragjedi e sigurt.

Ngjarja tregon se, edhe në momentet më të rënda, humanizmi dhe guximi nuk njohin kufij — duke mbajtur gjallë shpresën dhe forcën për të ndihmuar të tjerët, edhe kur rrezikon jetën tënde.

 

 

Related posts

Tragjedia me avionin në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi Beoing-un me 247 të vdekur! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

dardanianews

Anita Haradinaj flet për herë të parë mbi thashethemet e dhunimit

dardanianews

Babai i 5-vjeçarit me fjalë emocionuese: Ky ishte Bajrami i fundit, tash festo te i madhi Allah

dardanianews