Fox News Digital ka mësuar se Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një “letër paqeje” presidentit rus Vladimir Putin, duke i thënë se “është koha” për të mbrojtur fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme në mbarë botën, përcjell TV21.
Letra, e shkruar nga Melania dhe e dorëzuar personalisht nga presidenti Donald Trump para samitit në Alaskë, u lexua menjëherë nga Putin përpara delegacioneve amerikane dhe ruse.
“I dashur President Putin, çdo fëmijë mban në zemër të njëjtin ëndërr të qetë, qoftë i lindur në një fshat të thjeshtë apo në një metropol të madh. Ata ëndërrojnë dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku,” shkruante ajo.
“Si prindër, detyra jonë është të ushqejmë shpresën e brezit të ardhshëm. Si liderë, përgjegjësia jonë shkon përtej rehatisë së disa individëve të privilegjuar. Duhet të përpiqemi të krijojmë një botë të denjë, ku çdo shpirt të zgjohet në paqe.”
Në letër, Melania theksonte se shumë fëmijë sot rriten mes errësirës dhe frikës, por megjithatë ruajnë një “buzëqeshje të heshtur” si formë rezistence ndaj forcave që mund t’u rrezikojnë të ardhmen.
“Z. Putin, ju mund t’ua ktheni të qeshurën melodioze këtyre fëmijëve. Duke mbrojtur pafajësinë e tyre, ju nuk shërbeni vetëm Rusinë – ju shërbeni gjithë njerëzimin.”.
Për të lexuar detaje nga letra, klikoni në link