December 25, 2025
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Arritja e Zelenskyt në Washington, këto territore ukrainase pritet të jenë pjesë e bisedimeve

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka bërë disa lëshime në lidhje me “shkëmbimet e tokave” që po kërkon.

Një gjë të tille e tha për CNNi dërguari i Presidentit Donald Trump, Steve Wikoff, megjithëse detajet e këtyre diskutimeve nuk janë bërë të qarta.

As Putini, as ndonjë figurë në qeverinë ruse, nuk ka dhënë shenja për tërheqje nga kërkesa e Moskës që të katër rajonet duhet t’i jepen kontrollit të saj.

Të dielën, Trump prezantoi mesazhin mbi lëshimet që ai tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duhet t’i bëjë, duke thënë se Ukraina duhet të heqë dorë nga rimarrja e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe nga kërkesa për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu në diskutim janë Donetsku, Luhansku, Zaporizhzhia dhe Khersoni, katër rajone të Ukrainës që Rusia i aneksoi ilegalisht në vitin 2023.

Luhansku është i vetmi rajon që Rusia e ka pushtuar pothuajse tërësisht. Ajo nuk ka arritur të marrë rripin kyç të fortifikuar të qyteteve në Donetsk.

Related posts

Eksalon danezi, djeg librin e shenjtë Kuranin në mes të rrugës në Malmo

dardanianews

Xhaviti duhet të jap llogari për vrasjet e luftës dhe të pasluftës”, Haliti i kundërpërgjigjet ashpër Haki Abazit

dardanianews

“S’ka vija të kuqe për PDK-në”, vjen reagimi si asnjëherë më parë i Gecit: Kjo është tradhti – ja çfarë thotë për Mustafën e Hazirin

dardanianews